Nëna dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë njëra pas tjetrës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Fillimisht lindi foshnja e vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 36-vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion.
Sipas informacioneve, shkaku i vdekjes së gruas është hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune. Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.
Mësohet se 36-vjeçarja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna.



















