Një zjarr ka përfshirë një azil privat në rrugën Ali Visha në Tiranë, ku dyshohet se shkak është bërë një batanije elektrike.
Aktualisht, hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes janë në vijim. Si pasojë e flakëve, disa të moshuar kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Të moshuarit janë evakuuar nga azili, ndërsa katër nga të moshuarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen dëmet, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.



















