KreuBusull

Goditet sërish Turqia: Tërmet me magnitudë 5,9 ballë!

Goditet sërish Turqia: Tërmet me magnitudë 5,9 ballë!

Turqia Lindore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.9 ballë paraditen e kësaj të mërkure.  Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave raporton se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 10:46 të mëngjesit me orën lokale, ishte zona Kale i Malatyas në një thellësi prej 10.07 kilometrash.

Goditet sërish Turqia: Tërmet me magnitudë 5,9 ballë!

Sipas raportimeve të para bëjnë me dije se nuk ka dëme dhe as humbje jetësh.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya bëri një deklaratë, ku tha, "AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse filluan kontrollin në terren", tha ai.

Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Malatya, Sami Er, duke dhënë informacione për situatën pas tërmetit u shpreh se, “Ekipet janë në terren. Ka panik, nuk vjen asnjë lajm negativ. Aktualisht jemi duke hetuar. Nuk ka asnjë njoftim. Nuk ka raportim për humbje të jetës apo pronës.