Është karantinuar ferma e parë në Mëzez të Tiranës për shkak të gripit të shpendëve, H5NI. Një sëmundje kjo me pasoja shkatërruese për mbarështuesit e shpendëve.
Aty ku ndodhin shpërthime, shpesh ndiqet politika e asgjësimit të shpendëve, qofshin këta të prekur apo jo, një gjë e tillë bëhet me qëllimin e vetëm që të parandalohet përhapja e mëtejshëm e gripit në zonën përreth.
Si fillim në këtë fermë që e posedon Irakli Nela, kanë ngordhur dy pula fushe, ku analizat në ISUV kanë treguar se këto shpendët ngordhën nga gripi i shpendëve. Menjëherë veterinerët kanë bërë dhe asgjësimin e pulave të tjera të fermës duke i groposur ato.
H5NI është më agresivë dhe mund të prekë edhe njerëzit. Për arsye asnjë fermer nuk mund të bëj transportin e shpendëve në bashkinë Vorë, Kamëz, Tiranë pa autorizimin e veterinerëve.
Menjëherë pas konstatimit të parë të rastit të influencës aviare, veterinerët e AKVMB kanë bërë karantinimin e të gjitha fermave të ndodhura brenda zonës së perimetrisë së sigurisë dhe asgjësimin e shpendëve në fermën e prekur.
Paralelisht Shëndeti Publik ka nisur hetimin epidemologjik për të parë nëse ka njerëz të infektuar.



















