KreuBusull

Dërgohet në burgun e të miturve autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani!

Dërgohet në burgun e të miturve autori i vrasjes së

14-vjeçari me incialet M.P., autor i vrasjes së bashkëmoshatarit në shkollën “Fan Noli”,  ka lënë këtë të martë ambientet e spitalit privat dhe është transferuar në burgun e të miturve në Kavajë.

I mituri është akuzuar nga Prokuroria për dy vepra penale: “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Dërgohet në burgun e të miturve autori i vrasjes së

Ishte prokurorja dhe gjyqtarja, që më datë 22 nëntor zhvilluan në ambientet e spitalit seancën për masën e sigurisë dhe i caktuan masën “Arrest me burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF