KreuBusull

Jepet masa për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani!

Jepet masa për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani!

Masa e arrestit me burg për të miturin që akuzohet për vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”, është dhënë në ambientet e një spitali privat në Tiranë.

Vendimi u mor në spital, pasi autori po trajtohet për plagët që ka pësuar në dorë gjatë përleshjes me viktimën. I mituri ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimit nga thika.

Prokuroria e ka akuzuar të miturin për dy vepra penale: “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Jepet masa për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani!

Ishte prokurorja dhe gjyqtarja, të cilat mbërritën në ambientet e spital dhe zhvilluan seancën ku iu komunikua masa e sigurisë.

Mësohet se pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF