KreuBusull

Rrëfen ngjarjen shoku i Martinit, Luis Meçe: Më gjuajti me thikë 6 herë!

Rrëfen ngjarjen shoku i Martinit, Luis Meçe: Më gjuajti me

Djali 14-vjeçar, Luis Meçe që mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë së fundmi një intervistë në Euronews Albania dhe tregon momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij, ku të pranishëm sipas tij kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

Rrëfen ngjarjen shoku i Martinit, Luis Meçe: Më gjuajti me

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marios, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prapë pashë që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zemër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën.

Më pas, ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”, tha Luisi.

Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme. “Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje”, tha ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF