KreuBusull

“Drejtoria e shkollës s’reagoi”, Mes lotësh e ëma e Martinit proteston: Sot jam nëna e gjithë fëmijëve shqiptarë

“Drejtoria e shkollës s’reagoi”, Mes lotësh e

E ëma e Martinit ka qenë pjesë e protestës që është zhvilluar këtë të mërkurë dhe mes lotësh është shprehur Martini ishte një fëmijë plot ëndrra dhe se duhen dorëhequr ata që kanë faj në këtë ngjarje.  “Kush nuk e mbrojti Martinin, ai ishte një fëmijë i buzëqeshur, e kam çdo moment buzëqeshjen e Martinit, kishte ëndrra të mëdha, ishte i veçantë, shkonte çdo ditë në ndeshje. Ishte i përpiktë, thoshte: ‘Ma, do bëhem një futbollist shumë i madh dhe do të marr me vete kudo që të shkoj’.

Nuk kam fjalë për këtë histori, kam vetëm lot dhe sot jam nëna e gjithë fëmijëve shqiptarë, të mbrohen të gjithë fëmijët e tjerë. Dua dorëheqjen e ministres. Mësuesja kujdestare nuk më tha asnjë fjalë, nuk më telefonoi mua se Martini është grindur me një fëmijë, do të kishte një parandalim për ato dy fëmijë. Ai që ka faj të dorëhiqet me çdo kusht, nga dera e shkollës deri në Ministri. Dua drejtësi për Martinin dhe për Luisin,” shprehet e ëma e Martinit.

“Drejtoria e shkollës s’reagoi”, Mes lotësh e

Gjithashtu e ëma e 14-vjeçarit shtoi se iniciativa për dërgimin e letrës në Ambasadën Amerikane nisi për arsye se nuk mori asnjë mesazh apo reagim nga askush, as nga Drejtoria e shkollës 'Fan Noli'.

“Nuk kam marrë akoma një përgjigje nga Ambasada sepse ka vetëm dy ditë që e kam dërguar, por kam shumë besim. Nuk kam marrë asnjë mesazh nga askush, as nga Drejtoria e shkollës, prandaj kam dërguar dhe letrën Ambasadës së SHBA-së”, shprehet nëna e Martin Canit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF