KreuBusull

Humb jetën mjeku i QSUT-së që u plagos mbrëmë në aksidentin e trefishtë në Sauk!

Humb jetën mjeku i QSUT-së që u plagos mbrëmë në

Mjeku anastezist në QSUT, Vanion Çinari, nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti i trefishtë i ndodhur mbrëmë në rrethrrotullimin e Saukut në Tiranë.  

Humb jetën mjeku i QSUT-së që u plagos mbrëmë në

Mjeku 40-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pasi mbeti i plagosur rëndë gjatë aksidentit pas plagëve të marra në kokë.

Aksidenti ku u përfshinë tre automjete ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Saukut në Tiranë. Nga aksidenti mbeti i plagosur ka mbetur edhe një 32-vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se parakalimi i gabuar me shpejtësi i një drejtuesi solli përfshirjen e tre automjeteve në aksident me pasoja fatale.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF