KreuBusull

Dita e Rinisë! 33 vite nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë në Shqipëri!

Dita e Rinisë! 33 vite nga Lëvizja Studentore që solli

Dita e Rinisë! Sot përkujtohet 8 Dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri, ku 33 vjet më parë protestat studentore përmbysën regjimin komunist.

Prej vitit 2009, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Dita e Rinisë! 33 vite nga Lëvizja Studentore që solli
Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Dita e Rinisë! 33 vite nga Lëvizja Studentore që solli

Lëvizja Studentore vijuan me organizime e protesta edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF