KreuBusull

Merret vendimi nga qeveria: E hëna para festave të nëntorit do të jetë Pushim!

Merret vendimi nga qeveria: E hëna para festave të nëntorit do

E hëna para festave të nëntorit, më 27 nëntor, është caktuar ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. 

28 dhe 29 Nëntor, përkojnë të martën dhe të mërkurën, ndaj Këshilli i Ministrave ka shtuar si ditë pushimi edhe të hënën e 27 nëntorit, duke dhënë kështu 3 ditë zyrtare pushimi. Shto edhe të shtunën dhe të dielën, 25 dhe 26 nëntor, bëhen 5 ditë pushimi në total, 2 ditë nga fundjava dhe 3 ditët zyrtare.

Këshilli i Ministrave më anë të një VKM-je ka vendosur që dita e punës të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.

Merret vendimi nga qeveria: E hëna para festave të nëntorit do

Pra nga e hëna deri të mërkurën, 27-28-29 nëntor, administrata dhe shkollat do të jenë pushim.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF