KreuBusull

Tragjedi në Mesdhe: përmbyset varkë me emigrantë pranë Maltës, disa viktima

Tragjedi në Mesdhe: përmbyset varkë me emigrantë pranë
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një varkë e dyshuar se transportonte emigrantë është përmbysur pranë brigjeve të Maltës, raporton BBC.

Sipas autoriteteve italiane, anija ishte nisur nga bregu i Libisë dhe në momentin e incidentit në bord ndodheshin rreth 60 persona.

Roja bregdetare ka bërë të ditur se Malta ka kërkuar asistencë urgjente në një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi, pas raportimeve për “përmbysjen e një anijeje me emigrantë në bord dhe persona që ranë në ujë”.

Ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e OKB-së njofton se vetëm këtë vit, të paktën 827 persona kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar Mesdheun Qendror, një nga rrugët më të rrezikshme të migracionit në botë.