KreuCelebrity

63-vjeçarja bie në kurthin e mashtruesve online, mendonte se ishte në lidhje me Enrique Iglesias!

63-vjeçarja bie në kurthin e mashtruesve online, mendonte se ishte

Fanse e zjarrte e tij, një grua 63-vjeçare nga Los Angeles nuk arriti ta dallonte dot realitetin nga genjeshtra, duke u kthye keshtu ne nje pre te lehte per mashtruesit online. Guadalupe Cepeda nuk arriti ta besonte kur një ditë “këngëtari i ‘Bailamos’” e kontaktoi në rrjetet sociale. Ai dukej se e kishte gjetur në një grup fansash online dhe as që e vuri në dyshim që një nga meshkujt më të ëndërruar nga gratë në mbarë botën e kishte zgjedhur pikërisht atë për një lidhje virtuale.

Lidhja e tyre e supozuar nisi dy vite më parë dhe, pavarësisht se ishte e martuar, Cepeda besonte se një ditë do të martohej me Iglesias. Ajo madje kishte planifikuar t’i jepte fund martesës dhe të largohej me yllin spanjoll. Por, përpara se të ndodhte kjo, “Enrique” kishte nevojë që ajo t’i dërgonte disa para. 

Gjatë dy viteve të bisedave të tyre me mesazhe, Guadalupe i dërgoi mashtruesit disa mijëra dollarë, duke menduar se ai kishte vërtet nevojë për ndihmë. Në një moment, kur insistimi i tij për para u bë i padurueshëm, ajo i tha se nuk kishte më punë, por ai iu përgjigj pa mëshirë duke i kërkuar të vidhte nga burri i saj ose të gjente një burim tjetër, nëse donte vërtet të ishte me të. 

Bashkëshorti i saj e kuptoi mashtrimin pasi zbuloi bisedat e tyre në telefonin e saj. Në vend që ta përballej menjëherë apo ta linte, ai u përpoq me çdo mënyrë që t’ia hapte sytë. Ai i shpjegoi se ajo nuk po fliste me Enrique Iglesias, por me një mashtrues që po përpiqej t’i merrte të gjitha kursimet, por Guadalupe nuk donte ta besonte. Madje, as fakti që mesazhet e të ashtuquajturit “Enrique” gjurmoheshin nga Nigeria nuk e bëri të ndryshonte mendje. I shoqi ne fund vendosi të kërkonte ndihmë nga emisioni “Primer Impacto” në Univisión, duke treguar historinë e saj në publik, me shpresën se ajo më në fund do ta kuptonte të vërtetën. Pasi segmenti u bë viral, e gjithë bota mësoi për lidhjen e saj me një mashtrues që hiqej si Enrique Iglesias.

Ajo që është më e habitshme është se edhe pas daljes në televizion, Guadalupe ende nuk është e bindur se burri me të cilin ka shkëmbyer mesazhe nuk është Enrique Iglesias. Burri i saj madje i ka bërë thirrje këngëtarit spanjoll që të reagojë publikisht dhe të sqarojë se nuk ka qenë ai që komunikonte me të. “Ndjenjat e mia janë të sinqerta. Martesa ime po përfundon sepse jam e dashuruar me ty,” i ka thënë Cepeda këngëtarit spanjoll.

Fillimisht, Enrique nuk reagoi ndaj kësaj historie të pazakontë, por së fundmi ai postoi një paralajmërim në Instagram, duke u bërë thirrje fansave të jenë të kujdesshëm dhe të besojnë vetëm kanalet e tij zyrtare për të shmangur mashtrime të tilla.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF