KreuCelebrity

Publikoi përgjimet telefonike pa autorizimin e tij, Driloni ndërmerr hapa ligjorë ndaj Xhenetës!

Publikoi përgjimet telefonike pa autorizimin e tij, Driloni ndërmerr

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni njoftoi se ka pajtuar një avokat për të ndërmarrë masa ligjore kundër finalistes Xheneta Fetahu, pas publikimit të disa regjistrimeve private mes tyre. Sipas menaxherit të Drilonit, Fisnikut, publikimi i këtyre bisedave ka dëmtuar imazhin dhe dinjitetin e tij, ndaj kanë angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndjekur çështjen.

Publikoi përgjimet telefonike pa autorizimin e tij, Driloni ndërmerr

Xheneta pretendon nga ana e saj se publikimi i këtyre regjistrimeve ishte një akt mbrojtës, pasi ajo është ndjerë e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij. Në audio-përgjimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim Xhenetës në orët e vona të natës, duke lënë të kuptohet qartë se ka prirje për flirt me të. Për më tepër, ai shprehet se nuk ka më interes për Sarën, vajzën me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së BBVK 3.

Në një pjesë të audios, Driloni i drejtohet Xhenetës me fjalët: “S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhet ma ardh pa të pyet a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF