Elton Ilirjani ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” dhe ka rrëfyer se si këngëtarja Parashqevi Simaku kishte të paktën 5 vite që jetonte në qiell të hapur. Një farë kohe e ka kaluar edhe në Times Square, ku flinte mbi një gur.
“Një vit të plotë ka jetuar në qendër të Times Square, në qendër të Nju Jorkut mbi një gur në qiell të hapur. E pyeta përse zgjodhe të jetosh këtu, dhe tha se kishte frikë të mos dhunohej nga persona të tjerë të pastrehë.
Dhe aty kishte shumë ndriçim dhe “jetonte” përballë një kafeje ku të gjithë punonjësit i jepnin ushqime të ndryshme. Kur binte shi ndërtonte një çadër dhe jetonte aty në një plastikë”, tha Ilirjani, teksa shtoi,
-
Albi Lushi erdhi me skenar gati: Dua të bëj pak zhurmë!
20 Mars, 10:56
Unë mendoj që ka pasur persona që e kanë njohur. Ata më kanë rrëfyer edhe mua që e kanë njohur. Disa nuk e kanë besuar që është Parashqevi Simaku. Disa të tjerë janë larguar në heshtje. Vetë Parashqevi Simaku më ka thënë që një burrë qëndronte vazhdimisht e shikonte dhe çdo ditë pinte kafe përballë dhe nuk i fliste. Di dhe një rast që disa gra shqiptare që jetojnë në SHBA në Astoria, e njihnin, shkonin dhe diskutonin në Astoria që është Parashqevi Simaku dhe nuk e ndihmonin. Kanë qenë të shumtë. Në Astoria ku jetojnë shumë shqiptarë, gra nga Astoria e dinin ku ndodhej. Ka pasur artistë që e kanë takuar dhe ajo ka vazhduar të jetojë e pastrehë”.



















