Anëtar i grupit popullor maqedonas DNK, Andrej humbi betejën në zjarrin tragjik në Koçan. Pasi mundi të dalë nga zjarri, ai u kthye për të shpëtuar më shumë njerëz të bllokuar mes ferrit të flakëve, duke u shndërruar në hero.
Por, edhe gjatë jetës, Andrej nuk i kishte kursyer kurrë gjestet humanitare. Vetë artisti dhe grupi muzikor DNK, ku bënte pjesë, vazhdimisht u bënin thirrje ndjekësve të ndihmojnë familjet dhe individët që luftojnë me sëmundjen dhe varfërinë.
Mbështetja dhe humanizmi i tyre ishin një tjetër tregues se pas gjithë asaj drite në skenë fshihej një dëshirë e vërtetë për të përmirësuar shoqërinë.
Andrej la gjurmë në muzikën maqedonase dhe për ata që shijonin muzikën e tij, ai do të mbahet mend për vetëmohimin, talentin dhe përkushtimin ndaj të tjerëve.



















