Aktorja e njohur belge, Emilie Dequenne, u shua në moshën 43-vjeçare pasi vuante nga një kancer i rrallë. Lajmin e hidhur e bënë publik familja dhe menaxheri i saj.
Emilie pati treguar tetorin e vitit 2023 se vuante nga karcinoma adrenokortikale (kanceri i sistemit endokrin), sëmundje që e kishte mbajtur atë larg xhirimeve të filmit që atëherë.
“Çfarë lufte e ashpër! Dhe ne nuk mund të zgjedhim…”, ka postuar aktorja në Instagram më 4 shkurt, Ditën Botërore të Kancerit. Në dhjetor, ajo i tha TF1 se po luftonte me një sëmundje gjithnjë e më agresive, që do të thoshte se nuk do të jetonte aq gjatë sa pritej.
Emilie u bë e njohur në moshën 18-vjeçare për rolin e saj të parë në filmin “Rosseta”, i cili i dha asaj çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë në 1999.
Karriera e saj përfshin rreth 50 filma, duke përfshirë “The Girl on the Train” (2009), “Lose Your Mind” (2012), që i dha asaj një çmim tjetër për aktoren më të mirë në Kanë në seksionin Un Certain Regard, “Not Her Type” (2014) dhe “The Things We Say, The Things We Do”, për të cilin ajo mori çmimin për Aktoren më të mirë 20 në César.
Cfare eshte karcinoma adrenokortikale
Gjëndrat mbiveshkore, ose mbirenale, janë të vendosura në majë të secilës veshkë. Këto gjëndra prodhojnë hormone pa të cilat nuk mund të jetoni, duke përfshirë hormonet seksuale dhe kortizolin, i cili ju ndihmon t'i përgjigjeni stresit dhe ka shumë funksione të tjera.
Një sërë çrregullimesh mund të ndikojnë në gjendrat e adrenalines, duke përfshirë tumoret. Tumoret mund të jenë ose beninje ose malinje. Tumoret beninje nuk janë kancer. Ato malinje janë. Shumica e tumoreve të gjëndrës mbiveshkore janë beninje. Zakonisht nuk shkaktojnë simptoma dhe mund të mos kërkojnë trajtim. Kanceret malinje të gjëndrës mbiveshkore janë të rralla.
Llojet e tumoreve përfshijnë:
Karcinoma adrenokortikale – kancer në pjesën e jashtme të gjëndrës
neuroblastoma, një lloj kanceri i fëmijërisë
Feokromocitoma – një tumor i rrallë që zakonisht është beninj



















