Ka vazhduar sfida e mosreagimeve në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA4”, ku një moment të vështirë duket se ka pasur Gerta Gixhari, pasi ka qenë duke parë nga ekrani fëmijët e saj duke luajtur jashtë oborrit të shtëpisë. Pamja e tyre e lumtur dhe e lirë jashtë shtëpisë shkaktoi një reagim të menjëhershëm tek ajo, duke e bërë të përlotej dhe të shprehte dhimbjen e saj.
Me zërin që i dridhej dhe me lot në sy, Gerta tha: “Pse ma bëni këtë? Pse nuk mund t’i takoj?”.
Megjithatë, pavarësisht emocioneve të forta, ajo tregoi një vetëpërmbajtje të jashtëzakonshme dhe nuk i theu rregullat e sfidës që po zhvillohej në shtëpi, e cila kërkon që banorët të përballen me situata të vështira emocionale, por pa u lejuar të ndërhyjnë apo të reagojnë.




Celebrity
GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

Celebrity
Jude Law: Bukuria është mallkim




Celebrity
Horoskopi ditor, e shtunë 15 mars 2025





Celebrity
Blake Lively merr urdhër mbrojtje!





