KreuCelebrity

Selena nxorri në shitje unazën e diamantit për vetëm 12 dollarë?!

Selena nxorri në shitje unazën e diamantit për vetëm 12

Selena Gomez i befasoi fansat e saj duke nxjerrë në shitje unazën e saj të personalizuar me diamant për vetëm 12 dollarë. Kjo nismë është pjesë e fushatës  "12 Days of Really Rare Stuff", në të cilën ajo u ofron fansave 12 koleksione në pritje të publikimit të albumit të saj "I Said I Love You First" me Blanco.

Selena nxorri në shitje unazën e diamantit për vetëm 12

Artikulli i parë në shitje ishte unaza "B" me diamantë nga Jacquie Aiche, të cilën Gomez e shfaqi në Instagram në dhjetor 2023 për të konfirmuar marrëdhënien e saj me Blanco. E vlerësuar fillimisht në 3250 dollarë, unaza u vu në shitje në faqen zyrtare të artistit për çmimin simbolik prej 12 dollarësh.
Në përshkrimin e produktit, Selena shpjegoi kuptimin e gjestit të saj, duke theksuar rëndësinë e momenteve dhe kujtimeve të ndara me fansat. “Për ditën e parë të #12DaysOfReallyRareStuff, që është gjithashtu një numërim mbrapsht për të Said I Love You First, zgjodha diçka që është simbolike e fillimit të marrëdhënies sonë”, ka shkruar artistja.“Kjo është unaza e saktë, e vërteta, që kam postuar në Instagram në dhjetor të 2023-ës”, konfirmoi ajo. Dita e dytë e fushatës solli një surprizë të re: një çantë Coach Selena Grace e firmosur nga këngëtarja, me vlerë 395 dollarë, e dhuruar për një fitues me fat.
Në dhjetor 2024, Gomez zëvendësoi unazën e saj 'B' me një unazë fejese me diamant pasi mori propozimin nga Benny Blanco, 36 vjec.

Selena nxorri në shitje unazën e diamantit për vetëm 12

Artistja ka rrëfyer se këtë model unaze e kishte ëndërruar që në vitin 2015, kur shkroi hitin “Good For You”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF