KreuCelebrity

Çiftet që s`na shkonte mendja kurrë se kanë qenë bashkë!

Çiftet që s`na shkonte mendja kurrë se kanë qenë


Cher dhe Tom Cruise

Çiftet që s`na shkonte mendja kurrë se kanë qenë

Këngëtarja veterane Cher ishte 39 vjeç kur për herë të parë kryqëzoi rrugët me aktorin Tom Cruise në 1985. Çifti thuhet se janë takuar në dasmën e Madonna-s dhe Sean Penn-it dhe u lidhën shpejt pas kësaj – pavarësisht diferencës së tyre 15-vjeçare të moshës.  Tom dhe Cher do të takoheshin sërish në një event të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për të rritur ndërgjegjësimin mbi disleksinë. Duke folur për Daily Mail, Cher tha: "Një grup njerëzish që ishin disleksikë u ftuan në Shtëpinë e Bardhë, dhe Tom dhe unë jemi të dy disleksikë". Siç raportonte në atë kohë The Washington Post, Cruise ishte veshur "me një kostum elegant që i ngjante atyre të viteve 1920, me flokë të lyer me xhel”, ndërsa Cher " më së miri mund të përshkruhej si një perëndeshë punk". 

Sinitta dhe Brad Pitt

Çiftet që s`na shkonte mendja kurrë se kanë qenë

Këngëtarja Sinitta ishte në kulmin e famës së saj kur u lidh në fundin e viteve 1980 me Brad Pitt, asokohe një aktor jo shumë i njohur.  Cifti ishin në lidhje për dy vjet, por Pitt i turpshëm dhe pa shumë të ardhura të bollshme, e kishte të vështirë ta ndiqte të dashurën e tij nëpër festa, dhe lidhja u shpërbë. Disa kohë më vonë, në një intervistë për revistën Maxim, Sinitta tha se : “Mendoj se isha shumë e egër për të! Isha vërtet e re dhe në kulmin e karrierës sime, dhe nuk doja të rrija në një vend, të isha romantike dhe të haja darkë në shtëpi”.

Liv Tyler dhe Joaquin Phoenix

Çiftet që s`na shkonte mendja kurrë se kanë qenë

Ata janë dy aktorë jashtëzakonisht të suksesshëm në vetvete - por shumë adhurues të filmave nuk e dijnë se Liv Tyler dhe Joaquin Phoenix dikur kanë qenë një nga ciftet më të famshëm. Dyshja u takuan në mesin e viteve 1990 në xhirimet e filmit Inventing the Abbotts, kur ishin mjaft të rinj. Duke folur për The Morning Call në 1997, Liv tha: "Unë u dashurova me Joaquin në momentin e dytë që e pashë atë. Nuk u ndjeva e kërcënuar apo e frikësuar nga ideja që të përfshihesha me të gjatë punës. Thjesht shpresoja dhe u luta që ta dua përgjithmonë."
Ndërkohë, Joaquin tha se ishte 'i prekur' nga ndershmëria e koleges së tij dhe shtoi: 'Ajo që ndjeva për të ishte se kisha në krah një mike të re, vërtet të shkëlqyer'. Edhe pse lidhja nuk funksionoi për një kohë të gjatë, Liv më vonë i tha Elle se ajo i konsideron Joaquin dhe motrat e tij si të ishin pjesë e familjes së saj.  “Ne ishim shumë të rinj kur u lidhëm bashkë, 18 dhe 21 vjec. Ai ishte dashuria ime e pare”, pohoi aktorja.

Nicole Kidman dhe Lenny Kravitz 

Çiftet që s`na shkonte mendja kurrë se kanë qenë

Pas ndarjes së bujshme nga Tom Cruise në 2001, Nicole Kidman pati një romancë “të pamundur” me yllin e rrokut Lenny Kravitz. Pavarësisht se u përpoqën ta mbanin lidhjen e tyre larg vëmendjes, çifti - që thuhet se ishin në lidhje për një vit - u panë shpesh së bashku në trotuaret e Nju Jorkut. Në një intervistë të vitit 2007 me Vanity Fair, Nicole la të kuptohet se ajo dhe Lenny madje ishin fejuar për një farë kohe - por fatkeqësisht nuk funksionoi mes tyre.

Janet Jackson dhe Matthew McConaughey

Çiftet që s`na shkonte mendja kurrë se kanë qenë

Dikur, Matthew McConaughey ka qenë një nga meshkujt më të kërkuar në Hollivud, e thuhet se në kulmin e famës së tij aktori - tani 55-vjeç – ka qenë i lidhur edhe me këngëtaren Janet Jackson. Çifti thuhet se u takuan në cmimet Grammy 2002, megjithatë, Janet nuk e konfirmoi lidhjen e tyre deri në vitin 2006, ku pohoi se kishin dalë bashkë vërtet, por vetëm për “shumë pak kohë”.

Pete Davidson dhe Kate Beckinsale

Çiftet që s`na shkonte mendja kurrë se kanë qenë

Ai ka dalë me të gjitha, nga Ariana Grande te Kim Kardashian - por në mars të 2019-ës, komediani Pete Davidson rrëmbeu vëmendjen kur shpalosi publikisht me romancën me Kate Beckinsale. Çifti, që kishte një diference moshe 20-vjeçare, konfirmoi romancën me një puthje plot passion në tribunën e një loje hokeji në Nju Jork. Për fat të keq, lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se një disa javë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF