KreuCelebrity

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

Modeli OnePlus me hapje reflekton dizajnin minimalist dhe elegancën e sofistikuar. Me ekran të dyfishtë AMOLED dhe procesor Snapdragon 8 Plus Gen 2, ky telefon inteligjent në pjesën ballore ka një madhësi 6,31 inç me 3 shtresa qeramike, ndërsa garanton foto fantastike falë kamerës së trefishtë 48, 64 dhe 48 MP.

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

LARQ PureVis 2

Tani që moti po ngrohet, shishja termus LARQ është zgjedhja ideale. Pajisja e vetëpastron ujin, duke e filtruar falë disa sensorëve në shishe, të cilët gjurmojnë pas çdo gllënjkë, falë një aplikacioni i cili kontrollon nivelin tuaj të hidratimit, pa harruar që ka një pamje tejet praktike dhe arrin të ruajë cilësinë e ujit për disa orë resht.

Panasonic 900

Gamës së pajisjeve të kujdesit personal për burrat i shtohet makina e rojës Panasonic 900. E realizuar me një brisk delikat të punuar me çelik inoksi me 5 tehe, ajo kryen mbi 90 mijë prerje në minutë, duke garantuar saktësi absolute, duke kombinuar stilin dhe funksionalitetin, pasi përdoret lehtësisht me anë të karikimit.

Lynk & Co 01

Makina Lynk & Co 01 sjell modelin e ri elektrik me një dizajn të ri. Në brendësi makina ka një ekran me prekje 15.4 inç me një çip Qualcomm Snapdragon 8155, i cili arrin të realizojë kontrolle kompjuterike të automobilit. Falë motorit hibrid plug-in plot 276 kuajfuqi me të mund të përshkruani 75 kilometra në modalitetin 100% elektrik.

Dyson OnTrac

Kufje Dyson OnTrac është objekti i dëshirave për të apasionuarit pas muzikës. Me një pamje futuristike, këto kufje pa tel bllokojnë tingujt e jashtëm, duke garantuar një cilësi maksimale të tingujve. Mjafton një karikim që ju të dëgjoni 55 orë muzikë pa ndërprerje, ndërsa jastëkët e kufjeve e bëjnë këtë eksperiencë akoma më unike.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF