Në shtëpinë e ’’Big Brother VIP Albania 4’’, hyri papritur ish e dashura e Gjestit, Xheneta Fetahu, dhe e gjithe vemendja u spostua tek reagimi i tij. Hyrja e saj ishte në kuadër të një loje që Vëllai i Madh zhvillon, sfida e mosreagimeve, por duket nuk është pritur aspak mirë nga këngëtari.
Teksa ishte duke biseduar me Rozanën, ai shprehet se nuk do ta shohi fare me sy, pasi sipas tij Xheneta është një njeri i pashpirt.
“Më dalin disa hije nëpër cepa. Janë hije pashpirt, nuk ekzistojnë. Janë hije që nuk dua ti shoh më me sy”, u shpreh banori.