Maria Karapa, e njohur për publikun e gjerë me pseudonimin “Marinela nga Çekia” është përballur me probleme të rënda shëndetësore pasi filmoi veten duke ngrënë tulipanë. Marinela është një nga personazhet më të diskutueshme në TikTok. Ajo u bë virale një vit më parë kur u tregoi përdoruesve të internetit se çfarë gatuan për familjen e saj. E reja ka tre fëmijë të cilët i ushqen me receta të ndryshme të çuditshme, si supë sallami apo qofte nga mbetjet e sushit.
Së fundmi, e reja e ndjekur nga më shumë se 767,000 persona, ka postuar në rrjetet sociale një video në të cilën hante tulipanë. Ky trend është bërë viral si në TikTok ashtu edhe në Instagram, por ekspertët paralajmërojnë se pas konsumimit të këtyre luleve, mund të shfaqen probleme serioze shëndetësore.
Vetëm një ditë pas postimit të videos, Marinela u shfaq në rrjetet sociale duke thënë se ndihej shumë keq. “Jam skuqur në fytyrë. Më dhemb veshi, më dhemb fyti, nuk mund të gëlltis asgjë. Pasi hëngra tulipanin për dy ditë nuk mund të haja asgjë, më vinte mendja vërdallë. Kam pasur temperaturë dhe më dhemb fyti, por nuk e kuptoj, jam ftohur apo e kam nga tulipani”, rrëfeu Maria në një video të postuar më vonë në TikTok.