Numri i viktimave nga shpërthimi i zjarrit në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut ka arritur në 59 persona. Ndërkaq, nga 148 të plagosur, 18 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë.
Incidenti ndodhi gjatë një koncerti të një grupi të njohur, ku ishin të pranishëm rreth 1.500 persona. Sipas informacioneve, zjarri u shkaktua nga përdorimi i mjeteve piroteknike, çka çoi në një situatë paniku dhe një shtypje masive drejt daljeve.
Në klinika kirurgjike janë 31, në Kirurgjinë për Fëmijë janë 4, në “KARIL” janë 16, në Kirurgjinë Plastike janë 11, në Kirurgjinë e qytetit janë 27 pacientë, në “8 Shtatori” janë 17 pacientë. Ndërkohë, në Shtip janë 39 pacientë dhe në Koçani janë 30 pacientë gjithashtu. Rreth 18 pacientë raportohet të jenë në gjendje kritike.
Anëtarët e grupit muzikor DNK, Andrej Gjorgievski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Filip Stefanovski si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov janë mes personave që kanë humbur jetën në tragjedinë e ndodhur për shkak të zjarrit që kaploi diskotekën Pulse në Koçan.
Licenca e fundit e objektit është dhënë më 13.03.2023, me afat 1-vjeçar. Diskoteka ka qenë në pronë private ku pronarët janë ndërruar disa herë. Sipas dokumentit të siguruar, pronari ka pasur licencë deri më 24 mars të vitit të kaluar











GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

Jude Law: Bukuria është mallkim




Horoskopi ditor, e shtunë 15 mars 2025



