KreuCelebrity

Olsa Muhameti për Gjestin: Na u lut shumë dhe e morëm në BBV!

Olsa Muhameti për Gjestin: Na u lut shumë dhe e morëm në

Teksa fliste për largimin e Gjestit nga ky format dhe kalimin në atë të Shqipërisë, producentja e Big Brother VIP Kosova 3, Olsa Muhameti, e pranoi se nuk e priste që ta merrte Top Channel një personazh që ishte krijuar nga ata, e madje theksoi se edhe mund ta kishin penguar, sepse nuk i kishte përfunduar kontrata.

“Nuk e prisja që Top Channel do ta merrte, nuk e mendova kurrë që Top-i do të merrte personazh nga ne. Kjo tregon që paskemi bërë një punë të mirë. Gjestin nuk e nxorëm ne, e nxori publiku. Mund ta pengonim, por nuk e bëmë. Me kontratë nuk mund të largohej, ne e lejuam”, u shpreh ajo.

Olsa tha me tej se Gjesti ka vazhduar njëjtë edhe në Shqipëri, pa ndryshuar fare në lojë.

“Gjesti duhet të ndryshonte. Një personazhi qe të ri-formatohet i duhet ndihmë profesionale. Gjesti erdhi një personazh i shkëputur nga problemet e veta të rehabilitimit, e morëm ne ia dhamë dorën e futëm në Big Brother, u lut shumë edhe neve na pëlqeu”, shtoi ajo.

Me tej tha: “Ne e mësuam të bënte këtë lojë që po e bën edhe aty ku është dhe mendoj që Gjesti duhet të ndihmohet nga produksioni për t’u ngritur më lartë, jo ai nuk ka mundur”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF