Justin Theroux dhe Nicole Brydon Bloom kanë kurorëzuar romancën e tyre në martesë. Burime për People, i cili tha se aktori 53-vjeçar i Beetlejuice Beetlejuice dhe aktorja e Gilded Age, 30 vjeçe e kanë çuar raportin e tyre në fazë më të konsoliduar.
Në fotot e siguruara nga prestigjiozja TMZ, të sapomartuarit shihen teksa kërcejnë dhe përqafohen në plazh.
Ende nuk ka ardhur asnjë deklaratë nga vetë çifti për të gjithë fansat e tyre, madje as përfaqësuesit e Theroux dhe Bloom nuk iu përgjigjën kërkesës së People për koment.
Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë në shkurt 2023, kur ata u panë së bashku në një ngjarje të Netflix. Më pas ata u fotografuan duke ndarë një puthje muaj më vonë në gusht gjatë një takimi romantik.



















