Aurela Gaçe dhe Ledina Çelo dy artiste me “A” të madhe, artin e të cilave të gjithë e duan. Dy këngëtaret së fundmi janë bërë bashkë dhe Aurela Gace ka zgjedhur të ndajë një foto shumë të bukur në Instagram, teksa ka shkuar edhe disa fjalë shumë të bukura për miqësinë e tyre.
“Këtu e nisëm rrugëtimin tonë, e ja sot të rritura, nëna, e rënduar me familjet tona.
Artiste si Ledina @ledinacelo , me një shpirt të lirë e zë brilant është fat t'a kesh edhe mike.
Nuk mund të jesh artist nëse nuk je njeri .
Ne kemi rrugëtim të gjatë, prej 1995 bashkë, por ja që kjo miqësi e kaq shumë, vërteton shpirtin bukur të shoqes sime, Ledi ❤️ @ledinacelo erdhe më ndrite skenën ne #agshoë . Faleminderit ❤️”, ka shkruar ajo.
Shikoni këtë postim në Instagram



















