Autoritetet kanë nxjerre ne drite të dhëna të reja që ndryshojnë kohën e vdekjes së aktorit Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, të cilët u gjetën të pajete në shtëpinë e tyre në New Mexico më 26 shkurt. Fillimisht u tha se Arakawa kishte ndërruar jetë më 11 shkurt, ndërsa Hackman një javë më vonë.
Megjithatë, aktiviteti telefonik tregon se Arakawa ka telefonuar disa herë një klinikë shëndetësore më 12 shkurt për ndihmë mjekësore, por pastaj ishte terhequr nga trajtimit, e kjo eshte konfirmuar dhe nga policia.
Pianistja kishte raportuar probleme me kapsllëkun, ndërsa anuloi një konsultë të planifikuar, duke thënë se duhej të kujdesej për bashkëshortin. Telefonatat e fundit të klinikës drejt saj mbetën pa përgjigje. Ky episod e thellon misterin e vdekjet se tyre, ndersa hetimet per të sqaruar rrethanat e sakta të ndarjes nga jeta të çiftit, vazhdojne. Mesohet sakaq se Hackman nuk i kishte lene ne testament asgje tre femijeve nga pasuria e tij 80 milionë dollarëshe. Fituesi i dy çmimeve Oscar ia la gjithë pasurinë bashkëshortes së tij prej 30 vitesh, Betsy Arakawa.
Ekspertët ligjorë thanë se tani, meqenëse autoritetet thonë se 65 vjeçarja vdiq disa ditë para bashkëshortit të saj qenuk mund te kujdesej per veten, fëmijët e Hackman-it mund ta trashëgojnë pasurinë e tij, pavarësisht se nuk janë përmendur në testament.



















