KreuCelebrity

Trondit Alba Parietti: Do doja që nëna ime të vdiste!

Trondit Alba Parietti: Do doja që nëna ime të vdiste!

Alba Parietti, nje prej emrave me te njohur te showbizit italian, befasoi me pohimet e saj te fundit. Apreku tek Le Idene një temë që shumë shpesh konsiderohet ende tabu: Problemet e shëndetit mendor, duke treguar semundjen e te emes.

Trondit Alba Parietti: Do doja që nëna ime të vdiste!

“Shumë vite më parë i thashë babait tim: Do të preferoja që nëna të vdiste. Nuk e doja vërtet këtë, por kjo mund t'ju bëjë të kuptoni se sa e dhimbshme është marrëdhënia me një grua që mund të ishte nëna e ëndrrave, një zana përrallash dhe pastaj krejt papritur të shdërrohej në një magjistare që më frikësoi, që më plagosi.

Nëna ime ishte një mister për mua pothuajse gjatë gjithë jetës sime, një mister që unë e zgjidha atë vetëm disa vite më parë, kur në një sirtar gjeta qindra fletore të shkruara në fshehtësi, në 7 vitet e fundit të jetës së saj. Ajo fliste për luftën, për babain tim, por mbi të gjitha sëmundjen e saj mendore dhe për veten shkruante: “Kjo është historia e Graziella-s, një skizofrene e varfër dhe si u bëra mike me të”. Në këto fjalë zbulova një grua shumë me humor, të rafinuar, të shkëlqyer dhe kuptova se sjelljet e saj me siguri nuk ishin produkt i ligësisë ose sadizmit, por të një të keqe që ia fshehu të gjithëve”.

Alba Parietti gjithashtu zbuloi se, për dhjetë vjet, nëna e saj i kishte fshehur asaj ekzistencën e një vëllai, dajes së saj Aldo, gjithashtu me skizofreni dhe i mbyllur në një klinikë rehabilitimi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF