KreuCelebrity

Meghan dhe Harry akuzohen se po bëjnë “viktimën” për të shtuar fitimet financiare: "Publiku s`i duron dot më”!

Meghan dhe Harry akuzohen se po bëjnë “viktimën”

Aktorja Justine Bateman ka ngritur akuza të ashpra kundër Princit Harry dhe Meghan Markle, duke thënë se e kanë kthyer statusin e tyre “në atë të një viktime”, thjesht si strategji financiare. Në një artikull të botuar në Substack, Justine thotë se publiku është i ngopur me këtë "fushatë agresive" të viktimizimit.

Meghan dhe Harry akuzohen se po bëjnë “viktimën”

Bateman, e njohur për pozicionet e saj të drejtpërdrejta, beson se Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë humbur mbështetjen e publikut, pasi fillimisht u panë me simpati kur u larguan nga familja mbretërore në vitin 2020. Sipas saj, diskursi për padrejtësitë e pësuara nuk rezonon më tek publiku pesë vjet më vonë.
"Askush nuk dëshiron të shohë më viktima. Askush nuk dëshiron të dëgjojë histori për padrejtësi imagjinare ose të ekzagjeruara," tha Bateman. Për të mbështetur mendimin e saj, aktorja u tall me situatën përmes një medaljeje fiktive, të quajtur "Olimpiada e Viktimave", duke iu referuar Meghanit dhe Princit Harry që gjoja konkurronin në një “Olimpiadë viktimizimi”. Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën sesi çifti siguroi marrëveshje fitimprurëse me gjigantët mediatikë si Netflix, Penguin Random House dhe Spotify. Aktorja pretendon se këto marrëveshje, me vlerë qindra milionë dollarë, nuk janë fituar në mënyrë të merituar.
"Marrëveshja e librit nuk ishte sepse Harry është një shkrimtar i jashtëzakonshëm, marrëveshja e Spotify nuk ishte sepse ata janë folës të “ndritur” dhe marrëveshja e Netflix nuk ishte për shkak të aftësive të tyre produksioni," komentoi Justine Bateman.
Ajo vuri në dukje edhe kontradiktat në sjelljen e të dyve, pasi u ankuan shumë për mungesën e privatësisë në një kohë kur vetë vazhdojnë të jenë të pranishëm në hapësirën publike dhe të promovojnë pa pushim aktivitetet e tyre. Justine Bateman kritikoi gjithashtu faktin që Meghan Markle dhe Princi Harry vazhdojnë të përdorin titujt e tyre mbretërorë edhe pse kanë shkëputur lidhjet me monarkinë britanike.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF