Melinda French Gates qëndroi e martuar me Bill Gates, ish-CEO i Microsoft, për 27 vjet. Në 2021, dyshja njoftuan divorcin e tyre pasi kishin jetuar ndërkohë të ndarë për një vit duke thënë se nuk mund të "rriten më së bashku si çift në këtë fazë të re të jetës".
Sipërmarrësi pranoi në një intervistë të dhënë së fundi se aktualisht është i lumtur, por nënvizoi se divorci nga Melinda ishte gabimi “për të cilin pendohej më shumë”.
Melinda vetë ka heshtur gjatë këtyre viteve dhe ka shmangur me elegancë çdo pyetje rreth divorcit të saj. Tre vjet pas nsarjes, ajo nisi një lidhje me sipërmarrësin Philip Vaughn. Të dy u panë të kapur dorë për herë të parë vjeshtën e kaluar. Philip është themeluesi i Tavour, një shërbim i shpërndarjes së birrës artizanale i krijuar në 2011.
Pse u divorcuan Bill dhe Melinda Gates
Bill pranoi se "i kishte shkaktuar dhimbje" familjes së tij kur prezantuesja e "Today" Savannah Guthrie e pyeti në 2022-shin nëse tradhtia luajti një rol në divorc. Në të njëjtin vit, Melinda u shfaq në "CBS Mornings" dhe sugjeroi se partneriteti i biznesit të ish-bashkëshortit të saj me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, kishte qenë gjithashtu një faktor në ndarjen e tyre. “Nuk më pëlqeu fakti që ai takohej me Jeffrey Epstein, dhe këtë e bëra të qartë. Epstein ishte i neveritshëm, ishte një njeri i keq”, qe shprehur ajo. Tani e pyetur në lidhje me komentet e fundit të Bill, Melinda pohoi se “Divorcet janë vërtet të dhimbshme, dhe nuk do t`ia uronte këtë asnjë familjeje”.
Kur Melinda dorëzoi dokumentet e divorcit, pasuria e Bill Gates ishte 130 miliardë dollarë. Çifti nuk kishte një marrëveshje paramartesore, por kishte një "marrëveshje ndarjeje" për të përcaktuar kushtet e ndarjes. Aktualisht, pasuria e Bill Gates është rreth 107.6 miliardë dollarë dhe ai renditet i 15-ti në listën e njerëzve më të pasur në botë, sipas Forbes. Çifti u takua në vitin 1987 gjatë një takimi të shitjeve të Microsoft-it, kur Melinda ishte menaxhere produkti dhe Bill ishte CEO i kompanisë. Ata u martuan në ditën e Vitit të Ri në 1994 dhe kanë tre fëmijë: Jennifer (28 vjec), Rory (25) dhe Phoebe (22).



















