KreuCelebrity

Pas marrëdhënieve të dështuara dhe një divorci të dhimbshëm, modelja e famshme gjen dashurinë?!

Pas marrëdhënieve të dështuara dhe një divorci të

Gisele Bundchen (44 vjeç) pothuajse e bindi DiCaprion të hiqte dorë nga beqaria, por të dy u ndanë në vitin 2005 pas gjashtë vitesh lidhje. Katër vite më vonë ajo u martua me të famshmin Tom Brady, ish-futbollist amerikan, të cilit i dha dy fëmijë. Çifti u divorcua pas 13 vitesh martesë dhe Gisele filloi një lidhje me trajnerin e saj Jiu-jitsu, Joaquim Valente. Muajin e kaluar, supermodelja e bëri baba të dashurin e saj.

Pas marrëdhënieve të dështuara dhe një divorci të

Bundchen, e cila për një dekadë ishte top modelja më e paguar në botë, shfaqet sot më e lumtur se kurrë. Ndonëse sapo ka sjellë në jetë një fëmijë, Gidele duket në formë të shkëlqyer.

Pas marrëdhënieve të dështuara dhe një divorci të

Një ditë më parë, paparacët shkrepën disa foto të rralla të çiftit dhe djalit të tyre të porsalindur në rrugët e Miamit, në Florida.

Pas marrëdhënieve të dështuara dhe një divorci të
Pas marrëdhënieve të dështuara dhe një divorci të

Të dy kishin dalë për shëtitje, në lagjen ku jetojnë, me foshnjën dhe njërin prej qenve të familjes. Gidele kujdesej për djalin e vogël, ndërsa Joaquim për qenin, pa lënë pas dore edhe partneren. Nuk kanë munguar as gjestet e ëmbla, dhe në një moment supermodelja e puthi dhe përqafoi të dashurin e saj në rrugë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF