KreuCelebrity

U dhunua brutalisht në shkollë, çfarë ndodhi me 15 vjeçaren shqiptare që u zhduk në Francë!

U dhunua brutalisht në shkollë, çfarë ndodhi me 15

Zhdukja e 15-vjeçares shqiptare Merina Syla që banonte në Strasburg të Francës, pati jehonë te madhe ne mediat atje, por edhe ato ne Shqiperi. Adoleshentja u zhduk n për 3 ditë nga shtëpia e saj pas një episode dhune të përjetuar në shkollën ku studionte.

Fatmirësisht, Merina u gjet u gjetu nga autoritetet franceze dhe është rikthyer shëndoshë e mirë pranë familjes së saj. Në lidhje me këtë rast, mamaja e Merina Sylës ka folur live për TCH teksa ka ndarë më shume detaje mbi gjendjen aktuale të vajzës së saj. 

E ëma e 15-vjeçares shprehet e shokuar pasi ka parë videon ku shihet sesi disa vajza të tjera dhunojnë brutalisht Merinën në ambientet e shkollës. Mamaja e Merinës thotë se vajza e saj është tepër e rënduar psikologjikisht dhe se është munduar që rastet e vazhdueshme të bullizmit që ka përjetuar në shkollë, është munduar t’i mbajë të fshehura dhe t’i zgjidhe sipas mënyrës së saj.
Ndër të tjera ajo ankuar dhe për pakujdesin dhe papërgjegjshmërinë që autoritetet franceze kanë trajtuar këtë rast, teksa tregon se në momentin që ka shkuar në polici për të denoncuar dhunën që e bija ka përjetuar në shkollë, ata i janë përgjigjur se “po rrihen se janë fëmijë”.

“Është shumë e rënduar psikologjiksht. Më kohën dhe pak durim besoj do tja dalim. Nuk e di se pse shkaktohen bullizmit. Janë grup goxha i madh dhe e detyrojnë, kundër vullnetit të saj. Mendoj se është çështje xhelozie dhe janë fëmijë të çnjerëzuar. Fatkeqësisht si këto raste has shumë në Francë. Kur shkoj në polici, e neglizhojnë shumë. Rastet neglizhohen shumë kur jemi të huaj.
Një francez trajtohet ndryshe. E them me plotë bindje që siguria e fëmijët e komuniteteve tona në Francë është zero. E them bindshëm, ka racizëm. Te video nuk besoj ka francez. Vajza të gjitha këto i ka mbajtur të fshehta, është munduar ta menaxhojë situatën ashtu siç di. Pas u zhduk, më treguan se çfarë i bëhej vajzës, ishte tmerr për mua, aty thash ‘stop’.

Më kanë kërcënuar pse e kam shfaqur atë vajzën, është shumë delikate rasti. Kur dje shkova në polici, më thanë pse e kontaktuar Ambasadën e Shqipërisë. Kur ua tregova videon më thanë ‘po rrihen se janë fëmijë’, hajde denoncoje një ditë tjetër më thanë“-u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF