KreuCelebrity

Albi Lushi erdhi me skenar gati: Dua të bëj pak zhurmë!

Albi Lushi erdhi me skenar gati: Dua të bëj pak zhurmë!

Pasi poezitë e tij i lexonte vetëm vetë, apo edhe ndonjë student i tij me detyrim, pasi u shit si intelektual, nëpër panele televizive, ku nuk u bë kurrë lajm me ato çfarë thoshte: Albi Lushi e gjeti zgjidhjen!

Një intervistë personale, ku të thoshte çdo gjë!

Albi Lushi, erdhi si poet në “Bordo” dhe doli si një thashethemexhi!

Me një skenar të përgatitur saktë, me pyetjet e veta me spec, dhe për të cilat e dinte, që do të bënte zhurmë dhe sensacion, Albi ishte në qiellin e shtatë gjatë intervistës, ku i dukeshin monotone pyetjet e gazetares, ndaj hodhi në tavolinë gjetjet e tij!

“Çfarë duan shqiptarët?!”, u shpreh Albi, të cilit ja kemi ruajtur pak lëkurën, duke mos ja nxjerr 100% intervistën, ku dilte gjithë deliri i tij dhe qëllimi si të bënte bujë!

Albi Lushi erdhi me skenar gati: Dua të bëj pak zhurmë!

Albi po lutet të hyjë në një ‘reality show’, dhe për këtë punoi me koshiencë të plotë se si të bënte bujë!

-          Kur e pa se ç’reagim pati, prej të cilit u bë si pulë e lagur, i shqetësuar mori në telefon t’i hiqnim komentet! Në fakt gjithë atë reagim as ne nuk e prisnim: e para se neglizhuam Albin, dhe se e dyta atë që e tha Albi e tha Albi dhe jo “Bordo”.

-          Hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të tjerë duan ta nxjerrin!

-          Keqardhja jonë ishte për prindërit e Albit, që u është dashur të lexojnë këto komente!

-          Për Albin na erdhi keq shumë, që nga fudullëku ju fundos koka, ku e di ai vetë, por... pastaj ç’të shohim! Del e thotë në një tjetër video budallallëkun e radhës, që “nuk e dinte që po xhirohej”! Ndërkohë që Albi erdhi në studion ku bëhet regjistrimi i intervistës, dhe jo nuk ishim ulur në kafe që po bënte muhabet, dhe ju keqpërdorën deklaratat, me insistim i sugjeroi gazetares disa pyetje të cilat i kishte kuruar, madje pyetjet e zakonshme të gazetarëve ishin bërë të bezdisshme për të, siç u shpreh, - dhe me mikrofonin para dhe me sytë te kamera bëri ato deklarata që bëri.

Dy ditët e para ishte shumë i lumtur për këtë famë, madje edhe e shpërndau edhe ai vetë.

Albi e ke thënë me zë edhe me figurë, kështu që nuk do të ndihmojë këto justifikime bajate, të klasës së parë fillore, i ke thënë vetë me shumë dëshirë, me skenarë të përgatitur dhe të mirëmenduar! Suksese në jetë poeti Albi!

Shënim:

Në respekt të ndjekësve tanë dhe irritimit të tyre, “Bordo” ka vendosur ta heq videon dhe për interesin e të gjithëve jemi gati ta nxjerrim edhe të plotë videon nëse...!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF