KreuCelebrity

“Atilla nuk e dhunoi ligjërisht”, Drenusha Latifi: Padi ligjore ndaj Olsa Muhametit!

“Atilla nuk e dhunoi ligjërisht”, Drenusha Latifi: Padi ligjore

Ka reaguar ashper Drenusha Latifi ndaj deklaratave te producentes Olsa Muhameti te bera pas perfshirjes se ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, në ‘BBVK’. Olsa u shpreh se futja e Atillës në BBVK3 nuk ishte e jashtëligjshme, pasi ai nuk ishte dënuar për dhunë fizike.

“Atilla nuk e dhunoi ligjërisht”, Drenusha Latifi: Padi ligjore

Lidhur me këtë, Drenusha ka publikuar një reagim të fortë në Instagram, duke e akuzuar atë për “lojë fjalësh”.

“Atilla nuk ka mundur të më dhunonte mua ‘ligjërisht’. Dhuna nuk është një akt që ndodh ‘ligjërisht’, por është një realitet i rëndë për viktimat. Deklarata e saj është një lojë me fjalët dhe një tentativë për të manipuluar opinionin”.

Ajo e konsideron deklaratën e Olsës “skandaloze, denigruese dhe skajshmërisht të dëmshme për secilën grua që ka përjetuar dhunë”.

“Mos e harrojmë që si shtet kemi marrë përsipër të zbatojmë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Një deklaratë e tillë nga një producente femër hedh në dyshim jo vetëm historinë time, por edhe të mijëra grave që kanë përjetuar dhunë”, – shkruan ajo, teksa paralajmëroi se është duke përgatitur një padi ligjore kundër Olsës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF