KreuCelebrity

“Disa biznesmenë e ftuan për një festë në hotel”- Modelja gjendet në rrugë me lëndime të tmerrshme dhe kurrizin e thyer!

“Disa biznesmenë e ftuan për një festë në

Modelja ukrainase e OnlyFans, e cila u zhduk pas një feste në fillim të këtij muaji, u gjet në Dubai e hedhur në anë të një rruge me lëndime të tmerrshme. 20 vjecarja Maria Kovalchuk u zhduk papritur pasi u tha miqve se ishte ftuar në një festë në një hotel më 9 mars.

“Disa biznesmenë e ftuan për një festë në

Dy burra i ishin prezantuar asaj si përfaqësues të biznesit të modelingut, raportojnë mediat ukrainase. Modelja i tha nënës së saj, Anna, se do të qëndronte me këta përfaqësues gjatë natës, por më pas ajo u zhduk. Maria kishte rezervuar një fluturim për në Tajlandë që u nis nga Dubai më 11 mars, por nuk u paraqit në aeroport.

Më 19 mars, dhjetë ditë pasi ajo u zhduk, Maria, e rrahur dhe e gjakosur u gjet e hedhur në një rrugë në Dubai me gjymtyrët dhe shtyllën kurrizore të thyera, sipas mediave ruse Shot dhe Life. Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe sipas nënës së saj iu nënshtrua tre operacioneve për t’i shpëtuar jetën. Modelja mbetet në gjendje kritike dhe raportohet se nuk është në gjendje të flasë, shkruan DailyMail.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF