KreuCelebrity

Nga puna me Albanin te letra e partneres; Olti Kazaferi: Koncerti në Milano sold out!

Nga puna me Albanin te letra e partneres; Olti Kazaferi: Koncerti në Milano

Olti Kazaferi ka qenë i ftuar në “Miqtë e pasdites” në RTSH ku ka folur për jetën e tij profesionale por edhe atë private.

Gjatë bisedës ai foli për punën me si menaxher i Alban Skënderaj duke theksuar se këngëtari punon shumë dhe se ata shkojnë shumë si ekip dhe kanë mundur të arrijnë progres rritjeje në punën e tyre.

Ai zbuloi se pas suksesit që ata korrin në koncertin që u mbajt vitin e kaluar në “Air Albania”“Motiv” me plot 25 mijë bileta të shitura, tashmë janë shitur plot 15 mijë bileta për koncertin e Milanos i cili mbahet më 14 maj janë shitur.

Nga puna me Albanin te letra e partneres; Olti Kazaferi: Koncerti në Milano

Olti Kazaferi mori dy mesazhe shumë të bukura në studio i pari nga Alban Skënderaj i cili  e cilësoi veten si fansin e tij më të zjarrtë dhe së dyti një letër tejet emocionuese nga e cila u përlot partnerja e tij Lori.

“Gjysma ime më e mirë, babai që ëndërroja për vajzën time. Je mbështetja ime më e madhe. Rrugëtimi ynë 12 vite ka qenë shumë i bukur. U bëre dielli im në ditët e mia më të vështira. Jam mami më e lumtur në botë që vajza jonë është kopja jonë, kopja e njeriut që unë dashuroj”, shkruante ajo në letrën e saj ndër të tjera.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF