KreuCelebrity

Adrola Dushi konfirmon lidhjen me reperin e njohur: Është djali më i bukur shqiptar!

Adrola Dushi konfirmon lidhjen me reperin e njohur: Është djali
Modelja Adrola Dushi, mesa duket ka konfirmuar pas kaq shumë kohësh lidhjen e saj të dashurisë me reperin e njohur shqiptar, Capital T.

Bukuroshja shqiptare në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se është shumë e dashuruar dhe e lumtur.

E ftuar në emisionin ‘S’e Luan Topi’ Adrola rrëfeu se është e dashuruar me “djalin më të bukur shqiptar”, por duke mos treguar emrin e tij.

“Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar. Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave bërtimës së mirë, sepse kam frikë.  Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar dhe shumë më fat në jetë. Po mundohem ti rri shumë larg tregimeve të mëdha në jetë. Mund të themi që është djali më i bukur shqiptar! Mjafton!”, u shpreh Adrola.

Teksa në sfond u vendos një këngë e këngëtarit, ajo nisi të kërcej, ndërsa shtoi se i pëlqen shumë kënga dhe se Capital T është me të vërtetë në djalë i bukur.

Pyetje: A mos është Capital T djali më i bukur shqiptar?

“Shumë i bukur është me të vërtetë, e kemi djalin si pëllumb”, tha ajo.

Adrola Dushi konfirmon lidhjen me reperin e njohur: Është djali
Dyshja janë përfolur shumë për një romancë mes tyre, por asnjëri nuk ka pohuar por as nuk ka mohuar diçka të tillë.

Ata janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, por të pyetur nga gazetarë e fansa për raportin mes tyre, janë shprehur se janë miq të mirë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF