KreuCelebrity

Dy ditë pasi u bë baba, Ermal Metës i grabitet shtëpia: Këngëtari mesazh ironizues hajdutëve!

Dy ditë pasi u bë baba, Ermal Metës i grabitet shtëpia:

Vetëm dy ditë pas ardhjes në jetë të vajzës së tij të parë,  Ermal Meta dhe partnerja e tij Chiara Sturdà janë përballur me nje situate te veshtire: Hajdutet i kane grabitur shtëpinë e tyre në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari me një postim në Instagram, ku në një foto shfaq xhamat e thyer në derën e përparme.

Dy ditë pasi u bë baba, Ermal Metës i grabitet shtëpia:

“Më kanë thyer derën në fund vetëm për të vjedhur një gjerdan”, thote ai ne postim, ku me tej, nuk mungojne tonet ironizuese per grabitesit. "Po paralajmëroj hajdutët që më thyen derën sonte e më vodhën një gjerdan, se nëse kërkoni ar dhe para, mos shkoni në shtëpitë e kantautorëve! Ne nuk jemi të pasur!”, ka shkruar Ermali.

Dy ditë pasi u bë baba, Ermal Metës i grabitet shtëpia:

Fortuna Marie është vajza e parë e artistit dhe Chiara Sturda. Ermal Meta dhe partnerja e tij kanë vendosur ta jetojnë dashurinë e tyre në privatësi totale. Një zgjedhje e bërë në respekt të dëshirës së nënës së vajzës së tij, e cila nuk i pëlqen të shfaqet në publik: “Chiara nuk ka qejf të dalë para kamerave dhe unë e kam respektuar gjithmonë këtë zgjedhje të saj. Privilegj i madh të bësh muzikë, por jeta private është një gjë tjetër”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF