Aktori britanik Jack Veal, 17 vjeç, i cili interpretoi në krah të Tom Hiddleston te 'Loki', tregoi se ishte në gjendje të rëndë dhe ka përfunduar duke fjetur në rrugë. Në një video të postuar në TikTok, ylli i Marvel u kërkoi i përlotur fansave ndihmë. Aktori i njohur për rolin e Kid Loki ka treguar se aktualisht po jeton në një rulotë në Londër. “Përshëndetje. Unë jam një aktor i famshëm, jam 17 vjeç dhe jam i pastrehë”, tha ai në videon që u bë virale në TikTok.
“Nuk kam thënë shumë për atë që po ndodh në jetën time, por mendoj se ka ardhur koha të zbuloj të vërtetën”, shtoi i riu. Veal tha se kishte të bënte me çështje të shëndetit mendor dhe shpjegoi se kishte pësuar abuzime, shkruan Daily Mail. “Unë nuk kam marrë një arsim shumë të mire dhe luftoj me probleme të shëndetit mendor. Kam autizëm, ADHD dhe çrregullim bipolar”, tha 17-vjeçari. “Nuk mund të qëndroj me gjyshin tim sepse është i sëmurë përfundimisht. Nuk kam ku të shkoj tjetër dhe kam nevojë për ndihmë. Shërbimet sociale refuzojnë të më ndihmojnë pavarësisht asaj që u kam thënë. Jam i dëshpëruar,” vazhdoi Jack, i cili më pas filmoi trailerin me xhamat e thyer në të cilin jeton aktualisht.
Ai shtoi po ashtu: “Kam fjetur në rrugë. Aktualisht fle në një rulotë me xhama të thyer, e cila është e pasigurtë, është dy orë larg vendit tim të punës që do të thotë se kam vështirësi për të shkuar në punë çdo ditë. Është e vështirë. Jeta është e vështirë. Për momentin nuk kam asgjë tjetër. Unë jam në gjunjë duke ju lutur që ta ndani këtë, bëni diçka, përhapni fjalën sesi qeveria i trajton fëmijët. Unë kam nevojë për ndihmë. Ju lutemi shpërndajeni, ju lutemi shpërndajeni me këdo që të mundeni. Ju nuk duhet të më paguani asgjë, nuk kam nevojë për asgjë. Unë thjesht kam nevojë që ju ta bëni këtë sa më virale të jetë e mundur. Ju lutem, kam nevojë për ndihmë."
Në më pak se 24 orë, pasi klipi u bë viral, dhe aktori u kthye me një përditësim. “Sapo mora një telefonatë nga shërbimet sociale që kërkonin një takim me mua nesër për të më ndihmuar të marr mbështetje dhe akomodim”, tha aktori ndërsa sytë iu mbushën me lot. “Unë nuk e di se çfarë bëtë ju djema, por goditët në shenjë, dhe kjo më ndihmoi shumë, shumë, ata po ndërmarrin veprime tani. Ata vërtet po bëjnë diçka, ndaj Zoti ju bekoftë të gjithëve”, u shpreh i riu.



















