Fero serish deklaroi publikisht se ish-bashkëshortja nuk e lejon të takojë vajzën e tij, Ninën. Së fundmi ai ka publikuar një foto në InstaStory ku shfaqet Arbenita me një mashkull edhe vajzën e saj në një kafene. Mashkullin pranë saj, Fero e ka cilësuar si të dashurin aktual të ish-partneres që e quan “Hasan”. “Ndërkohë në Dubai, me të dashurin e ri dhe vajzën time,” shkruan ish-reperi krahas fotos.
Pas kesaj, reagoi menjehere Arbenita e cila shpjegoi se mashkulli pranë saj nuk ishte askush tjetër përveç se një agjent për gjetje apartamentesh duke shtuar se jeta e saj private nuk i takon më Feros, pasi ata nuk janë më bashkë.
Postimi i plotë:
Hi njerëz!
U zgjova në këtë orë të herët si çdo ditë për lutjet e mija dhe pash disa mesazhe të çuditshme, të cilat e dija saktë se nga do buronin, nga ishi im i çmendur dhe psikopat. Le të themi se na ke lodhur duke bërë si një 7-vjeçar që sapo ka hapur Instagramin.
Hasani, Hasani. Ai “Hasani” është një real estate agent që po bisedoja për apartamente. eta ime private nuk të takon ty sepse nuk jemi më bashkë. Me këto gjëra të shëmtuara dhe shpifje vetëm po tregon karakterin e mashkullit të ulët që ke.
Thuaj çfarë të duash, betejën e ke humbur prej kohësh. Nuk më intereson aspak mendimi i të tjerëve sepse jam shumë e zënë me angazhime prindërore. Unë të uroj shërim sa më të shpejtë.



















