KreuCelebrity

Mjekja neuropediatre: “Kujdes! Fjetja vonë e fëmijës mund të dëmtojë trurin.”

Mjekja neuropediatre: “Kujdes! Fjetja vonë e fëmijës mund
Mjekja Pasionare Rino, me 53 vite karrierë në neuropediatri rrëfen në emisionin "Rreze Dielli" me gazetare Androniki Kolka, disa nga problematikat më të mëdha të fëmijëve sot.

“Duhet të keni shumë kujdes që të mos i lini fëmijët të flenë vonë pasi oraret e parregullta të gjumit mund të dëmtojnë ato pjesë të trurit që janë ende duke u zhvilluar, përfshirë ato që lidhen me shikimin, perceptimin dhe përpunimin e të dhënave.”

Çdo fëmijë pasi privohet nga gjumi, truri i tij ka nevojë për gjumë më të thellë, sidomos në këto pjesë specifike të trurit.

Sipas studimit që është zhvilluar u vëzhgua aktiviteti i trurit të 13 fëmijëve të moshës 5 -12 vjeç gjatë dy netëve, një javë larg nga njëra – tjetra, teksa të vegjlit flinin në shtëpitë e tyre.

Në rastin e parë ata fjetën në orarin e zakonshëm, ndërsa herën e dytë u lejuan që të qëndronin zgjuar deri vonë.

Skanerat treguan se truri i tyre i përgjigjej ndryshe mungesës së gjumit, krahasuar me të rriturit.

Sasia e paktë e gjumit çonte në rritje të nevojës për gjumë të thellë në ato pjesë të trurit në zhvillim. Efekti i gjumit të thellë nuk shfaqet në rajonet ballore të trurit, ashtu si tek të rriturit, por në anën e pasme.

Ky efekt mund të jetë i përkohshëm, që do të thotë se shfaqet vetëm gjatl fazave të rëndësishme të zhvillimit të trurit në fëmijëri ose adoleshencë.

Shkencëtarët mendojnë se cilësia e gjumit është përgjegjëse për zhvillimin si duhet të lidhjeve nervore gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Prandaj është e rëndësishme që fëmija të flejë mjaftueshëm gjatë kësaj faze të jetës. Sipas udhëzimeve ndërkombëtare, rekomandohet që fëmijët e moshës 6-13 vjeç të flenë 9-11 orë në natë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF