KreuCelebrity

Eleganca e Victoria Beckham në pritjen me emirin e Katarit na la pa fjalë ( jo se nuk e prisnim)!

Eleganca e Victoria Beckham në pritjen me emirin e Katarit na la pa

Emiri i Katarit dhe bashkëshortja e tij janë në një vizitë dyditore në Britaninë e Madhe. Me këtë rast, mbreti Charles III organizoi një banket. Çifti Beckham bënë një paraqitje surprizë mbrëmjen e djeshme, përkrah familjes mbretërore. Për herë të parë, familja Beckham mori pjesë në një banket shtetëror, një darkë ekskluzive me 180 të ftuar, organizuar për nder të Emirit të Katarit dhe gruas së tij. Ata po vizitojnë Britaninë e Madhe për të forcuar lidhjet midis të dy vendeve. Ish-futbollisti, i lidhur me Katarin si ambasador për Kupën e Botës 2022, u ul së bashku me presidentin e PSG-së, Naseer Al-Khelaifi dhe liderin e ri të Partisë Konservatore, Kevin Badenoch, të dy pjesëmarrësit e parë në një ngjarje të tillë, sipas hola com. Si zakonisht, Victoria dhe David Beckham dalluan për elegancën e tyre. Victoria kishte veshur një fustan të zi pas trupit që na la pa fjalë, ndërsa David zgjodhi një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë me një kravatë të bardhë.

Eleganca e Victoria Beckham në pritjen me emirin e Katarit na la pa
Eleganca e Victoria Beckham në pritjen me emirin e Katarit na la pa

Victoria Beckham shpesh konsiderohet një simbol i elegancës. Ish Spice Girls ka evoluar nga karriera e saj e të kënduarit në një karrierë të suksesshme në modë, dhe stili i saj personal është vlerësuar gjithmonë për sofistikimin dhe thjeshtësinë e tij. Ajo preferon veshjet elegante minimaliste, shpesh të zgjedhura nga koleksioni i saj i modës, të karakterizuara nga linja të qarta, ngjyra neutrale dhe prerje pa të meta. Victoria Beckham është gjithashtu e njohur për veshjet të cilat e nxjerrin në pah dhe i vënë në pah qëndrimin dhe vetëbesimin e saj, faktorë që kontribuojnë në imazhin e saj elegant.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF