KreuCelebrity

Belina akuzohet për kultivimin e kanabisit në Australi; Vis Pupa në kërkim!

Belina akuzohet për kultivimin e kanabisit në Australi; Vis Pupa

Terapistja e njohur Belina Pupa thuhet se po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike.

Belina akuzohet për kultivimin e kanabisit në Australi; Vis Pupa

Belina mësohet se ka dalë këtë të martë përpara Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide dhe sipas dokumenteve gjyqësore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën janar-prill 2025, në një pronë në Ascot Park, ku janë zbuluar 43 bimë kanabisi.




Avokati i saj kërkoi nga gjykata ndryshim të kushteve të lirimit me kusht, me argumentin se Pupa ka një biznes ndërkombëtar dhe duhet të udhëtojë drejt Shqipërisë për qëllime pune, por Prokuroria ka kundërshtuar kërkesën, duke e cilësuar rastin të rëndë dhe duke shtuar se partneri i saj, Vis Pupa, i cili është i bashkakuzuar në këtë çështje, është larguar nga vendi dhe është aktualisht në kërkim.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën dhe lejoi Belina Pupën të mbetet në liri me kusht deri në seancën e radhës që do të mbahet javën e ardhshme.

https://www.adelaidenow.com.au/truecrimeaustralia/police-courts-sa/social-media-influencer-therapist-business-owner-belina-pupa-charged-with-cultivating-cannabis-crop/news-story/e98027482a8770dac9304f5a370cc8a1?amp&nk=0f3636555c0d27a91d8eded4541cecbe-1747992505#