KreuCelebrity

Vrasja tragjike e Ilaria Sulës merr tjetër kthesë!

Vrasja tragjike e Ilaria Sulës merr tjetër kthesë!

Sipas mediave italiane, i riu me origjinë filipinase ka tentuar të mashtrojë prindërit dhe miqtë e tij me llogari fals, për të treguar se i kishte marrë të gjitha provimet në Sapienza.

Vrasja tragjike e Ilaria Sulës merr tjetër kthesë!

Ishte pikërisht Ilaria ajo që zbuloi të vërtetën, një fakt që besohet se nxiti tensionet mes tyre. Pas zbulimit të mashtrimit të tij digjital nga studentja shqiptare, Marku e vrau atë më 25 mars 2025.

Më pas, ai fshehu trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë qytetit.

Aktualisht autoritetet italiane kanë nisur një hetim të plotë, ndërsa Mark Samson ndodhet në arrest. Ky zbulim i fundit ka shtuar vëmendjen mbi pasojat psikologjike dhe sociale të presionit akademik dhe manipulimit digjital.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF