KreuCelebrity

“Bieta e përjetoi më shumë”, Alban Dudushi rrëfen situatën me sëmundjen!

“Bieta e përjetoi më shumë”, Alban Dudushi

Alban Dudushi u përball disa muaj më parë me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi, siç pohon ai. Në një intervistë për “The Dalina Show”, moderatori rrëfeu se më 9 shtator 2024, gjatë pjesës së fundit të emisionit, gjendja e tij u përkeqësua dhe iu desh të shkonte me urgjencë në spital.

“Shumë menduan që ishte zemra, por në fakt ishte një problem hemoragjie në stomak. Mendova se do kalonte, por kishte qenë diçka më e rëndë dhe më duhej të bëja një ndërhyrje kirurgjikale,” tha ai.

Ai  tregon se bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, e ka përjetuar situatën më rëndë se vetë ai. “Jo se Bieta është më frikacake se unë, por unë isha në stilin ‘Hm, s’është ndonjë gjë, e kaloj.’” Dudushi shton se Bieta është personi që merret me organizimin e gjithçkaje, nga kontaktet te konsultat mjekësore dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur një ngarkesë të dyfishtë, duke u kujdesur për të dhe duke drejtuar emisionin e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF