Jori Delli feston sot 30-vjetorin e lindjes. Ajo e ka pritur këtë ditëlindje të rëndësishme duke festuar pranë njerëzve të zemrës.
Mes tyre ishte sigurisht edhe i dashuri i saj reperi italian, Fredde Palma, i cili teksa ka publikuar edhe disa postime në rrjetin e tij social Instagram, mes të cilave edhe një foto të tyre pranë tortës së ditëlindjes ku i shprehte dashurinë.
Vetë bukuroshja shqiptare ka publikuar disa foto shumë të bukura me tortën në duar.
Kujtojmë që Jori Delli u bë e njohur më së shumti pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”, si një shqiptare e rritur në Itali ajo bëri për vete gjithë publikun e saj me thjeshtësinë, qëndrimin e saj ndaj situatave të ndryshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe bukurinë e saj.