Vetëm pak javë pasi njoftoi se “po martohej me veten”, Britney Spears bëri një njoftim të ri që habiti fansat. Artistja ka bërë të ditur se po shpërngulet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të paparacëve.
Britney i ka cuditur vazhdimisht ndjekësit e saj në rrjetet sociale gjatë viteve të fundit, por lajmet e fundit i befasuan ata vërtet. E lodhur nga mënyra se si e trajtojnë paparacët, ajo ka vendosur të largohej nga Amerika. Spears sqaroi se do të shpërngulet në Meksikë, pas një periudhe të gjatë në të cilën ështe shqetësuar shumë nga mënyra se si e kanë trajtuar paparacët. Britney pohoi se ka nisur tashmë të kërkojë për një shtëpi atje.
“Jam shumë e bekuar. Unë jam duke kërkuar për një shtëpi dhe ky vend është i pabesueshëm. Faleminderit Zot për një vend kaq larg nga Amerika”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram.





Në lëkurën e Resul Sinanit!










Dua Lipa flet shqip për revistën Vogue

Amber Heard, nënë për herë të dytë



