KreuCelebrity

E vërteta e Brad Pitt: "Është zemërthyer, i mungojnë shumë fëmijët"!

E vërteta e Brad Pitt: "Është zemërthyer, i

Problemet me Angelina Jolie ndikuan edhe ne raportet ndërmjet Brad Pitt dhe gjashtë fëmijëve të tij, qe tani janë mjaft problematike – madje pothuajse inekzistente. Aktori – i divorcuar nga Jolie që në vitin 2016 – nuk ka thënë kurrë asnjë fjalë për këtë situatë të vështirë familjare në publik. Por tani një mik i tij ka zbuluar për Page Six: «Brad e ndjen mungesën e fëmijëve të tij dhe dëshiron të ketë një marrëdhënie më të ngushtë me ta, veçanërisht për të festuar festat e fundvitit dhe ditëlindjen e tij të 61-të në këtë muaj dhjetor». «Dikur, Brad dhe fëmijët e tij kishin një marrëdhënie të shkëlqyer. Por ajo fazë ka mbaruar, dhe kjo situatë i thyen zemrën», shtoi burimi.

E vërteta e Brad Pitt: "Është zemërthyer, i

Sipas ketij personi, Brad ëndërron që të riparojë marrëdhëniet me fëmijët e tij para ditëlindjes së tij të 61-të, e cila është më 18 dhjetor. Misioni – në kaq pak ditë – duket mjaft i vështirë. Aktori tashmë prej vitesh sheh vetëm fëmijët më të vegjël të shtëpisë, binjakët 16-vjeçarë Knox dhe Vivienne. Me pesë fëmijët e tjerë «nuk ka asnjë marrëdhënie tashmë për një kohë të gjatë». Dhe shumë prej fëmijëve të tij e kanë fshirë formalisht mbiemrin e tij nga emri i tyre.

I pari që fshiu mbiemrin e babait nga emri i tij ishte Maddox, 23 vjeç. Ky djalë – që në vitin 2021 dëshmoi kundër të atit në procesin për dhunë familjare të ngritur nga Angelina kundër Brad – kishte një rol të rëndësishëm në vendimin e prindërve për t’u ndarë: Pitt, i dehur, thuhet se e ka goditur atë gjatë një udhëtimi me avion, dhe pasi kanë mbërritur, Jolie ka kërkuar menjëherë divorc. Që atëherë, Maddox nuk do të dijë më asgjë për të atin. Aktori është «fshirë» edhe nga vajza 20-vjeçare Zahara, 16-vjeçarja Vivienne dhe 18-vjeçarja Shiloh Jolie-Pitt. Po ashtu, 21-vjeçari Pax disa vjet më parë u shpreh hapur kundër të atit, duke publikuar në ditën e babait Story-të në Instagram ku e quante atë «një njeri të keq». Lufta familjare, sipas thashethemeve të fundit, ka bërë edhe viktima të tjera: William dhe Jane Pitt, prindërit e Brad, thuhet se nuk kanë parë nipërit dhe mbesat për tetë vjet. Dhe kjo situatë i «dhemb shumë». Disa herë «prindërit e Bradit», ka shpjeguar një burim për Daily Mail, «kanë qenë një pjesë e jetës së fëmijëve dhe kalonin shumë kohë me ta». Por, pas kërkesës për divorc të Angelina Jolie në vitin 2016, dhe për shkak të betejës së ashpër ligjore (e cila ende nuk ka përfunduar) mes Pitt dhe ish-gruas së tij për çështje financiare dhe për kujdestarinë e fëmijëve, «gjyshërit nuk kanë pasur më kontakte me gjashtë fëmijët».

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF