KreuCelebrity

Konfirmohen dy opinionistët e “Big Brother VIP 4”!

Konfirmohen dy opinionistët e “Big Brother VIP 4”!
Shumë pak nga mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother VIP”.

Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta, e tashmë jemi ‘sy e veshë’ për edicionin e katërt!

Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi në rolin e tij si opinionist. Edhe pse çdo mbarim sezoni Arbri lë pikëpyetje nëse do të jetë sërish i pranishëm edicionin e ardhshëm, të gjithë ne biem dakord se pa të nuk do të quhej i plotë ky spektakël. Me mendimet dhe komentet e tij, i gjithë publiku konfirmon se askush nuk mund të ishte më i përshtatshëm se ai.

Konfirmohen dy opinionistët e “Big Brother VIP 4”!
Këtë edicion të katërt, atij do t’i bashkohet Neda Balluku. Dikur vetë pjesëmarrëse në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, roli i opinionistes nuk është diçka e re për të. Tashmë asaj i besohet dhe ky pozicion i rëndësishëm në spektaklin më të ndjekur ndonjëherë. Arbër Hajdari dhe Neda Balluku do të na shoqërojnë gjatë këtij edicioni plot risi dhe surpriza.

Konfirmohen dy opinionistët e “Big Brother VIP 4”!
Janë aluduar shumë personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni të ri të BBV. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF